Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat pasi me mjetin e tij ka përplasur rëndë një grua, e cila është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi me ininciale F.H, në aksin rrugor Kombinat-Ypsilon, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar një 47-vjeçare e cila isht duku kaluar rrugën.

Pas aksidentit shtetesja A.M mori mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas u transportua për mjekim më të specializuar në Spitali e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasit:

F.H., 47 vjeç, pasi në aksin rrugor Kombinat-Ypsilon, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A.M., 47 vjeçe, banuse në Berat, e cila pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Radari.al