Zvëndës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur mbi refuzimin e vaksinës nga të rinjtë në Shqipëri dhe për sigurinë që ajo ka.

Rakacolli tha se mjekësia nuk është një shekncë e saktë, ndaj dhe vaksina nuk ka garanci, teksa shtoi se dhe vendet e tjera të botës nuk japin garanci për vaksinimin.

Më tej Rakacolli u shpreh se të rinjtë shqiptarë edhe pse se janë mjaft të lexuar, kanë rënë pre e disa informacioneve jo të saktë në lidhje me rreziqet që mund të ketë vaksina, prandaj dhe refuzojnë ta marrin atë.

“Nuk ka garanci. Mjekësia nuk është shkencë e saktë. Në asnjë vend të botës nuk të japin garanci. Të gjithë ata që janë vaksinuar nuk kanë asnjë garanci, ajo është në bazë të vlerësimit të riskut për të marrë sëmundjes. Një i rritur vendos kujt t’i besojë. Të gjitha studimet tregojnë që balanca shkon në favor të vaksinimit.  Ndërgjegjësimi, informimi është në prioritetet tona. Të rinjtë tanë janë mjaft të kulturuar, kanë rënë pre e disa informacioneve jo të sakta në lidhje me rreziqet që mund të ket vaksina, sidomos në drejtim të fertilitetit”, thotë ajo.

Radari.al