Lexusi ka lansuar një veturë të re të modelit “Black Inspiration”. Kjo veturë do të jetë në dispozicion nga nëntori i këtij viti, ndonëse çmimet ende nuk janë konfirmuar, raporton “Auto Express”.

LC Black Inspiration vjen me pajisje shtesë të komoditetit e sigurisë. Një timon me nxehje, ulëse të ngrohura dhe ajrosura, hyrje pa çelës. Amortizues adaptues po ashtu vijnë. Si dhe sensorë paralajmërues në pjesën e pasme.

Lexusi do të ofrojë në këtë model mundësinë e zgjedhjet e motorit, hibrid 3.5 litërsh V6 me 354 kuajfuqi apo V8 5.0 litra me 417 kuaj fuqi, me transmetues automatik.

Hibridi mund të lëvizë nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 5 sekonda, ndërsa V8 e përshkon këtë distancë për 4.7 sekonda.

Image
Image
Radari.al