Ish kreu i PD-së në Qarkun e Kukësit, Ibsen Elezi është rikthyer pas, tek zgjedhjet e fundit në PD, kur Basha u rizgjodh kryetar.

Sipas Elezit, vënia e tij në krye të PD ishte mënyra efikase për shpërbërjen e partisë.

Vënia e një “qesharaku” në krye ka qenë mënyra më efikase për shpërbërjen e PD.

Katër muaj më parë, duke manipuluar turpshëm zgjedhet brenda PD, duke mbushur kutitë në disa raste edhe 120%, me mbështetjen e Berishistëve, mori 80% te pjesëmarrësve dhe 40% te anëtarësisë”, shkruan në rrjete sociale Elezi, ndërsa shtron pyetjen se si i del sondazhi Bashës me 95 përqind pro tij, kur u zgjodh me manipulime dhe me mbështetjen e berishtësve.

Kush ma shpjegon mua si i del sondazhi 95% ?!

Çuditem me këta debil, palaçot qe e mbështesin pafundësisht në idiotësi”, shkruan më tej Elezi.

Radari.al