Debati i Ilirit me Semin dhe Donaldin ka bërë që këta të fundit të mos i flasin atij dhe anasjelltas.
Madje Iliri ka shprehur sot se ndihet shumë i zhgënjyer nga Donaldi dhe se ai e goditi shumë ulët.

Shumica prej banorëve kanë shprehur mospëlqim për gjithë situatën e pakëndshme të krijuar.

Për të ndryshuar këtë atmosferë, gjithësecili prej tyre është përpjekur të pajtojë protagonistët e debatit, në mënyrë të tillë që t’i rikthehen normalitetit.

‘’NUK NDIHEM MIRË KUR JU SHIKOJ KËSHTU, NUK MË MBAJ VENDI. SIKUR TA SQARONI KËTË GJË, NË MOS TË BËHËNI MIQ TË PAKTËN TË JENI REHAT KUR  JEMI TË GJITHË BASHKË’’,- I THA SABIANI- ILIRIT.

Të njëjtën gjë ka tentuar edhe Arjola, Monika apo Sheila por mesa duket banorët janë të sigurtë për qëndrimet e tyre.

Debati nisi kur Iliri po qeshte me Donaldin dhe Semi i tha për çfarë po qeshni që të qeshim e ne.
Iliri i tha se nuk rri dot pa Donaldin më shumë se 2 minuta, Semi i nxorri gishtin e mesit.

Ilir: Kush nuk jep respekt nuk mund të kërkoj, është femër. Nuk jemi shok, thjesht banorë të një shtëpie.
Semi: Ishte në formë shakaje, ky në shtëpi ka bërë lloj lloj shakash dhe pak si seksuale.
Ilir: Çne? Çfarë gjërash? Se mendon ti që e kanë mendjen meshkujt te ty, nuk është ashtu.
Semi: Bëra shaka, kërkova falje, nuk e pranoi faljen, okej s’ka gjë.
Ilir: Ti je kalama, mendon se kam bërë shikime seksuale ndaj teje? Nuk ta fal, je shumë larg meje. Unë bëra 1 batutë që ty të dogji aq shumë.
Donald: Unë e mora si shaka. Po mqs ky e mori kaq seriozisht po i kthehem dhe unë seriozisht. Ti Ilir me Semin e ke tepruar shumë. Kur ajo kërcente para pasqyrës po thoje: hë si është kjo, shihe si është kjo.
Ilir: Ti bën avokatin e Semit. A do reagoje për një femër tjetër kështu?
Donald: Nuk e prisja këtë nga ty plako, mendoja se e kishte marrë me shaka. Kur ben shaka prit shaka.

Radari.al