Deputetja demokrate Elda Hoti akuzohet se ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj. Ankesa është depozituar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe mban firmën e shtetasit Llesh Nikolli.

Ai pretendon se Hoti nuk ka treguar që babai i saj ka ndryshuar emrin nga David në Artan Hoti në vitin 2002. Ankuesi hedh akuza se i ati i deputetes ka të shkuar kriminale si trafikant dhe se ka qenë i dënuar.

Shkresa nuk është depozituar vetëm në KQZ, por i është dërguar dhe ambasadores amerikane Yuri Kim dhe atij të BE-së Luigi Soreca.

Nëse akuzat vërtetohen, Elda Hoti “digjet” nga dekriminalizimi dhe e humbet mandatin, të cilin e mori pas dorëheqjes se Mark Markut.

“Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore”, thuhet në ankimimin e dorëzuar në KQZ.

Demokratja rrezikon mandatin/ Depozitohet ankesë në KQZ: Fshehu
Radari.al