Ushtrimet fizike në shtatzani mund të përmirësojnë shëndetin tuaj, të reduktojnë rrezikun e shtimit të tepërt në peshë, lehtësojnë dhimbjet e shpinës si edhe mund të ndihmojnë në lehtësimin e proçesit të lindjes. Ndaj rekomandohet që gratë shtatzanë të kryejnë aktivitet fizik të moderuar.

Më poshtë do të lexoni për 5 tipet e ushtrimeve fizike të sigurta që mund t’i kryeni në shtatzani.

  1. Ecje e lehtë

Nëse nuk jeni marrë me aktivitet fizik përpara shtatzanisë, një ecje e lehtë në park është metoda më e mirë për të filluar. Kjo gjë do t’ju sigurojë aktivitetin e duhur kardiovaskular pa patur një ndikim të madh tek gjunjët dhe kyçet tuaj.

  1. Noti

Noti dhe ushtrimet në ujë ju japin një rreze më të gjerë veprimesh pa vënë nën presion nyjet tuaja. Noti, lëvizja dhe aerobia në ujë ju ofrojnë shumë përfitime shëndetësore gjatë shtatzanisë.

  1. Çiklizmi i stacionuar

Çiklizmi në një biçikletë të fiksuar është një nga ushtrimet më të sigurta në shtatzani për gratë që nuk kanë shumë eksperiencë me ushtrimet fizike. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të shtoni të rrahurat e zemrës pa ushtruar shumë presion në nyjet tuaja, pasi biçkleta ndihmon në mbështjetjen, shpërndarjen e peshës tuaj dhe meqenëse është e fiksuar, rreziku për të rënë është shumë i ulët.

  1. Yoga

Yoga përpara lindjes i jep nujeve më shumë lëvizshmëri dhe ju bënë më elastike. Yoga forcon muskujt, stimulon qarkullimin e gjakut dhe ju ndihmon të qetësoheni. Yoga mund t’ju ndihmojë të qëndroni të qeta dhe të jeni nën kontoll të situatës gjatë lindjes.

  1. Aerobia gjatë shtatzanisë

Ushtrimet aerobike ndihmojnë me forcimin e zemrës, mushkërive dhe gjithashtu në tonifikimin e muskujve. Ushtimet aerobike me impakt të ulët përjashtojnë kërcimet në ajër, hapjen e tepërt të këmbëve dhe vrapimin. Rregulli kryesor i kësaj metode është se njëra këmbë duhet të qëndrojë në tokë gjatë gjithë kohës.

Radari.al