Një operacion antidrogë me urdhër të SPAK po zhvillohet nga Policia e Shtetit në Lezhë. Mësohet se janë ndaluar 12 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Ky operacion antidrogë vjen pas vrasjes nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili po asgjësonte parcela me kanabis në zonën e Kune Vain së bashku me dy kolegët e tij.

Nënkomisari u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili refuzoi që të kontrollohej nga policia dhe hapi zjarr ndaj tyre, duke lënë të vdekur efektivin e policisë. Pas disa orësh ndjekje, i riu nuk pranoi të dorëzohej dhe qëlloi veten.

Radari.al