Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e BE-së, z. Luigi Soreca, i cili i dorëzoi Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Progres Raporti përmban vlerësime pozitive, konfirmon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe rekomandimet e Komisionit dhe Këshillit Evropian dhe është gati për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021.

“PROGRES RAPORTI DHE VLERËSIMET POZITIVE QË PËRMBAN SI EDHE REKOMANDIMI PËR MBAJTJEN E TRYEZËS SË PARË NDËRQEVERITARE BRENDA VITIT 2021 JANË TË MERITUARA NGA SHQIPËRIA. PËR INTEGRIMIN EVROPIAN PUNOHET PËRDITË DHE REFORMAT INTEGRUESE U SHËRBEJNË QYTETARËVE SHQIPTARË. KUVENDI DO TË INTENSIFIKOJË PUNËN PËR PLOTËSIMIN ME SUKSES TË TË GJITHA KUSHTEVE DHE DO TË GARANTOJË LEGJITIMITETIN DEMOKRATIK TË PROCESIT TË INTEGRIMIT EVROPIAN.”, NËNVIZOI KRYETARJA E KUVENDIT, LINDITA NIKOLLA.

Radari.al