Banorët e Krujës do të kenë shumë shpejt një sallë koncertesh në Pallatin e Kulturës, sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.

Pas dëmtimeve nga tërmeti, salla e koncerteve në Pallatin e Kulturës po rindërtohet tashmë me kushte më të mira për artdashësit e Krujës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i punimeve në Krujë, ku sipas tij, “puna vijon edhe për hapësirat argëtuese dhe social-kulturore”.

“Kjo është Salla e Koncerteve të Pallatit të Kulturës në Krujë, ku krahas rindërtimit pas tërmetit, puna vijon edhe për hapësirat argëtuese dhe social-kulturore”, tha Rama.

Investimi për rehabilitimin e Pallatit të Kulturës “Ibrahim Bërdaku” në Krujë, kap vlerën e 26.7 milionë lekëve dhe pritet të rigjallërojë jetën artistike në qytetin e Krujës.

Radari.al