Ish-Avokatja e Shtetit Enkelejda Muçaj është emëruar zëvendësministre e Infrastukturës dhe Energjisë.

Vendimi është publikuar ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Muçaj ka mbajtur më herët postin e Avokates së Shtetit, gjatë gjyqit në Arbitrazh me biznesmenin italian Francesco Becchetti, por u shkarkua menjëherë pasi pranoi se vendi ynë kishte humbur betejën ligjore dhe do t’i duhej t’i paguante Becchettit rreth 120 milion euro dëmshpërblim.

VENDIMI I PLOTË:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

640 0 60dahhh31841ce57
Radari.al