Kuvendi do të diskutojë në javët e ardhshme kredinë prej 70 milionë eurosh të dakordësuar midis BERZH dhe OSHEE. Komisioni i Ligjeve ka vendosur në kalendarin e punimeve marrëveshjen e garancisë mbi këtë hua, ku qeveria shqiptare do të marrë përsipër të shlyejë borxhin, nëse kompania publike do të dështojë ta bëjë diçka të tillë.

Në bazë të kontratës mes palëve, 54.45 milionë euro mund të shpenzohen si pagesa për furnitorët vendas të energjisë elektrike, por jo për importet e energjisë nga jashtë. Ndërsa pjesa e mbetur prej 14.85 milionë eurosh do të shkojnë për ndërtimin e nënstacionit të shpërndarjes së energjisë elektrike 110/20 KV në qendër të Tiranës, së bashku në formën e konsulencës për hartimin e një plani anti-korrupsion në OSHEE.

Kredia është planifikuar që përpara se kryeministri të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në sektorin energjetik, si pasojë e krizës financiare të vetë OSHEE-së të shkaktuar nga pandemia, ku u detyrua të frenonte edhe investimet e planifikuara.

Në detajet e huasë që do të zgjasë deri në vitin 2026, parashikohet një normë e favorshme interesi prej 1% + normën bazë të interesit në euro, ndërsa pagesa e këstit të parë është caktuar 1 vit pas marrjes së kredisë.

Radari.al