Analisti Arjan Curri ka komentuar propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ka kërkuar që vetingun e politikanëve ta nisë nga vetja, teksa ftoi SPAK të hetojë zyrtarët që kanë vënë pasuri, qofshin deputetë të legjislaturave të shkuara apo aktuale.

Curri, thotë se logjikisht Bashës i duhet një ligj i tillë për largimin e “armiqve” të tij të brendshëm, të cilat sipas tij, i kanë zënë rrugën brenda partisë.

“Para tre vitesh kur implementuan ligjin antimafia, vet PD, nuk ishte dakord, tek ligji antimafia, nuk morën pjesë kur ishin të dyshuar. Nuk e dimë tani pse Basha është kujtuar sërish, ndoshta do të bëj një lloj tregtie me mazhorancën, dhe tani nga opozita janë kujtuar që të nxjerrin ligjin e plotë antimafia. Si duket Basha do ta përdori atë për armiqtë e tij të brendshëm. Nja 15 deputet të tij, minimalisht, kanë qenë o drejtor drejtorish o ministra, të cilët kanë firmosur tenderë miliarda euro, kështu që atij i duhet një ligj i tillë, për ata që i kanë zënë rrugën brenda partisë. Duan të fusin edhe një amendament dhe këtu duan të fusin edhe pjesën për ata që janë non-grata, dhe automatikisht humbet statusin e deputetit edhe Berisha”, tha ai.

Radari.al