Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshime në Kushtetutë. Në një dalje për mediat, Balla tha se propozimet e opozitës do të shihen me kujdes dhe do të diskutohen me vëmendje.

Sipas deputetit të PS, maxhoranca është e hapur për çdo propozim dhe shtoi se nuk ka asnjë vijë të kuqe për propozime që mund të bëhen nga opozita.

“Jemi 100% të hapur për të diskutuar propozimet që vijnë nga Partia Demokratike. Do të ishte jo etike nga ana ime që të jepja një përgjigje pa e lexuar zyrtarisht kërkesën. Lajmi i mirë është që sot kemi një opozitë dhe po kryen funksionin e saj”, tha Balla.

Radari.al