Edhe pse u spekulua që kompania e re e bashkëthemeluesit të OnePlus, Cara Pei, kompania Nothing do të prodhojë smartphone, nuk ka pasur garanci që do ta bëjë një gjë të tillë

’91 mobiles’ raporton për konfirmimin ekskluziv, që Nothing do të prezantojë smartphonin e parë gjatë vitit të ardhshëm. Për fat të keq detaje tjera nuk janë zbuluar, por mund të pritet dizajni minimal gjithmonë duke u bazuar në filozofinë e kompanisë.

Telefoni Nothing nëse do të quhet kështu, do të ketë çip Snapdragon, pasi kompania së fundmi ka bashkëpunuar me Qualcomm.

Në raport gjithashtu përmendet karikuesi, Nothing Power, që do të mund të mbushte boshllëkun mes dëgjuese dhe telefonit Nothing do të mund të ishte i gatshëm për përdorim vitin e ardhshëm. 

Radari.al