Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se peticionin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar e kanë firmosur mbi 2/3 e delegatëve të Peshkopisë, Bulqizës dhe Matit. Lideri historik i demokratëve tha gjatë takimit që zhvilloi në Dibër se ky vendim i tyre vjen në një moment historik për PD dhe për vendin.  

“Kam ardhur sot këtu me një kënaqësi të veçantë për të falenderuar të gjithë demokratët dhe demokratët e Dibrës për mbështetjen që i kanë dhënë PD që nga themelimi i saj deri sot.

Dua të falenderoj të gjithë, në mënyrë të veçantë, të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar të Peshkopisë, Bulqizës dhe Matit të cilët kanë firmosur tashmë mbi 2/3 vendimin e tyre, për të mbledhur në një moment historik për PD dhe vendin, Kuvendin Kombëtar të PD, Kuvendin e ringritjes së kësaj force politike në lartësinë  e idealeve të saj si opozita më e fuqishme e vendit”, tha Berisha.

Kujtojmë që një ditë më parë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se nuk do të hedhë në votim në forumet e PD-së vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve apo të zgjedhurve të partisë.

Radari.al