Sot nis viti i ri akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ.

Ndërkohë dhjetëra studentë në universitetin e Vlorës, ‘Isamil Qemali’, nuk janë lejuar që të futen në auditorë, kjo pasi nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës anti-COVID si dhe nuk kanë një test PCR ku vërtetojnë që nuk janë të infektuar me koronavirus.

Mësohet se në hyrje të universitetit është një person nga pika e vaksinimit, i cili u kërkon certifikatën e vaksinimit, ose vërtetim se kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID.

Radari.al