Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale për një padi që ka ngritur para 4 vitesh ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, Presidentit Ilir Meta dhe disa personave të tjerë në lidhje me aferën e DIA-CEZ.

“Drejtësi e vonuar, drejtesi e mohuar.

Prej kater vitesh SPAK dhe paraardhesja e tij, Prokuroria e Krimeve te Renda, nuk gjeten dot kurajon t’a dergoje kete ceshtje ne gjykate dhe te justifikonte vete ekzistencen e tij si institucion.

Gjithesesi, kurre nuk duhen reshtur perpjekjet per te realizuar drejtesine.”, shkruan Romeo Kara.

Radari.al