Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka zhvilluar sot një takim më homologen e saj nga Kosova, Donika Gërvalla.

Xhaçka në fjalën e saj ka theksuar sërish se Shqipëria do të jeta gjithmonë avokatja e pakompromis e Kosovës. Kjo sepse, sipas saj, e ardhmja e Kosovës është e lidhur ngushtë me të ardhmen e Shqipërisë.

“SHQIPËRIA ËSHTË AVOKATJA MË E PAKOMPROMIS E KOSOVËS. E ARDHMJA E KOSOVËS ËSHTË E LIDHUR NGUSHTË ME TË ARDHMEN E SHQIPËRISË. SHQIPËRIA DO TË VAZHDOJË TË LOBOJË PËR KOSOVËN ME BE. DUKE MBËSHTETUR KOSOVËN, NE MBËSHTESIM SHQIPËRINË E SHQIPTARËT”, THA XHAÇKA.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Xhaçka u shpreh se, “ky takim vjen në një momentum të ri për dy vendet”.

“U ANGAZHUAM PËR BASHKËPUNIMIN MES DY MINISTRIVE, PËR ARRITJEN E OBJEKTIVA STRATEGJIKË KOMBËTARE, DHE KY BASHKËRENDIM DO  TË MBËSHTET NGA SHTIMI I PËRFAQËSIVE SË PËRBASHKËTA”, U SHPREH XHAÇKA.

Për Xhaçkën, ngritja e një Sekretariati të përbashkët është kyçe për realizimin e marrëveshjeve.

“NGRITJA E NJË SEKRETARIATI TË PËRBASHKËT ËSHTË KYÇE PËR REALIZIMIN E MARRËVESHJEVE”, THA XHAÇKA, E CILA SHTOI SE, “PËRPARËSI ËSHTË ANËTARËSIMI I KOSOVËS NË NISMAT RAJONALE DHE ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE”.

Nga ana tjetër ministrja Gërvalla, ka shprehur e ka cilësuar bashkëpunimin Shqipëri- Kosovë si substancial.

“KOSOVA NË ÇËSHTJEN E FORCIMIT TË SUBJEKTIVITETIT NDËRKOMBËTAR ËSHTË E VENDOSUR NË BASHKËPUNIM ME PARTNERËT TANË STRATEGJIK, KU NATYRISHT QË ËSHTË EDHE SHQIPËRIA, TË BËJË NJË HAP MË TEJ NË ANËTARËSIMIN NË ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE DHE NË NJOHJE TË REJA. DHE DO TË JEMI NJË PARTNER I BESUESHËM. DO TË JEMI NJË PARTNER RACIONAL, ME TË CILIN DO TË MUND TË BISEDOHET OBJEKTIVISHT GJATË MUAJVE DHE VITEVE NË VIJIM.

SHQIPËRIA DHE KOSOVA KANË TEPËR ÇËSHTJE, PËR TË CILAT DO TË DUHET TË BISEDOJMË DHE DO TË DUHET TË BASHKËPUNONIM. VETËM NJË PREJ TYRE ËSHTË EDHE MËRGATA E PËRBASHKËT QË KEMI. EDHE SHQIPËRIA EDHE KOSOVA, KEMI NJË MËRGATË SHUMË TË PASUR NË NUMËR, POR EDHE TË PASUR NË NJERËZ, TË PASUR NË DIJE, TË PASUR KULTURË, TË PASUR NË EKONOMI . DHE NE JEMI TË PËRCAKTUAR NË KOSOVË QË EDHE ME REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, POR EDHE TË MAQEDONISË SË VERIUT TË KOORDINOJMË VEPRIMET TONA KUR KEMI TË BËJMË ME NJË ORGANIZIM MË TË MIRË TË MËRGATËS TONË, ME NJË OFRIM TË SHËRBIMEVE MË T ËMIRA KONSULLORE. POR NË TË NJËJTËN KOHË EDHE ME OFRIMIN E NJË MËSIMI MË CILËSOR NË GJUHËN SHQIPE PËR PJESËTARËT E MËRGATAS TONË DHE TË GJENERATAVE QË VIJNË”, THA GËRVALLA.

Ministrja Xhaçka ka njoftuar për promovimin e konkursit fotografik  “Colors of Albanians”, i cili hapet në Shqipëri dhe do të vijojë në Kosovë.

Radari.al