Kreu i PD Lulzim Basha ka akuzuar Berishës se kërkon ta kthejë Partinë Demokratike në një “bunker antiamerikan” në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat.

Basha ka deklaruar se prej tij nuk do të ketë kurrë reagime ndaj sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke shtuar se kjo do të ishte një dhuratë për Edi Ramën dhe bandat e tij.

“NUK E KAM PARË TË ARSYESHME TË REAGOJ KUNDËR SPEKULLIMEVE, GËNJESHTARVE E SHPIFJEVE TË ULTA NDAJ MEJE ME TË CILAT PO BOMBARDOHET PREJ DISA JAVËSH ANETARËSIA E PARTISË DEMOKRATIKE DHE OPINIONI PUBLIK. E KAM PËRJASHTUR DHE VAZHDOJ TA PËRJASHTOJ NGA AXHENDA IME INVESTIMIN E KOHËS DHE ENERGJIVE NË SHFAQJE PUBLIKE ME “ME THE, I THASHË, E ME THA” BRENDA LLOJIT, QË NUK BËJNË GJË TJETËR VEÇSE NDRYSHOJNË NATYRËN E PËRBALLJES POLITIKE NË SHQIPËRINË E SOTME TË NJËMIJË E NJË PROBLEMEVE DHE HALLEVE QË KANË QYTETARËT E THESHTË: NGA PËRBALLJE TË OPOZITËS ME QEVERINË E SHDËRROJNË NË HIDH E PRIT TË ISH KRYETARIT HISTORIK SALI BERISHA ME KRYETARIN E RIZGJEDHUR VETEM PARA KATER MUAJ ME PARIMIN NJË ANETAR NJË VOTË, QË JAM UNË. KETË KËNAQËSI APO DHURATË, EDI RAMA ME BANDAT E TIJ NUK DO TA KETË KURRË NGA UNË“, ËSHTË SHPREHUR BASHA.

Kryedemokrati shton se refuzon arenën ku artikulohen shpifje të ricikluara nga të zemëruarit dhe të keqkuptuarit për vendimin e tij ndaj Sali Berishës.

“UNË E REFUZOJ ARËNËN KU MË FTOJNË SPEKULLIMET DHE SHPIFJET E RICIKLUARA TË LISTËS TËTEVJEÇARE APO GJASHTËMBËDHEJTËVJEÇARE TË KUNDËRSHTARËVE TË MI POLITIKË NË PARTINË SOCIALISTE, QË SOT I RECITOJNË TË ZEMERUARIT DHE TË KEQKUPTUARIT ME VENDIMIN TIM PËR LARGIMIN E SALI BERISHËS NGA GRUPI PARLAMENTAR I PD-SË ME KËRKESËN E SHBA PËR SHKAK TË SHPALLJES SË TIJ NON GRATA PREJ TYRE. E KAM SHPJEGUAR KONTEKSTIN DHE BARRËN E KËITJ AKTI DITËN QË E SHPALLA“, DEKLARON KREU I PD.

Kreu i selisë blu ka theksuar se izolimi nga SHBA-të është vdekja e PD-së dhe rrjedhimisht vdekja e shpresës së shqiptarëve.

“DUA TË PËRSËRIS SOT SE SA TË JEM UNË KRYETAR I PD-SË NUK DO TË PRANOJ TË HEDH NË VOTIM NË ASNJË FORUM TË PARTISË DEMOKRATIKE VENDIME TË QEVERISË DHE INSTITUCIONEVE AMERIKANE KUNDËR DEPUTETËVE A TË ZGJEDHURVE TË KËSAJ PARTIE. EDHE SIKUR TË JEM UNË I GODITURI I KËTYRE VENDIMEVE. NUK DO TË PRANOJ E LEJOJ AKTE QË ÇOJNË NË IZOLIMIN E PARTISË DEMOKRAITKE NGA ALEATI YNË STRATEGJIK DHE MIRËBËRËSI MË I MADH NË HISTORI I SHQIPËRISË, KOSOVËS DHE KOMBIT SHQIPTAR, QË JANË SHBA. IZOLIMI NGA SHBA ËSHTË VDEKJA E PARTISË DEMOKRATIKE. RRJEDHIMISHT ËSHTË VDEKJA PËR NJË PERIUDHË JO TË SHKURTËR E SHPRESËS SË SHQIPTARËVE PËR RROTACIONIN E PUSHTETIT DHE NORMALIZMIN E DEMOKRACISË NË VEND. ORJENTIMI PERENDIMOR, PROAMERIKAN, EUROATLANTIK E PROEUROPIAN JANË PËR PARTINË DEMOKARTIKE ME SHUMË SE PËRCAKTIME NE STATUTIN DHE DOKUMENTET E SAJ. JANË IDENTITETI I SAJ, KANË LINDUR NË NJË ORË ME TË, JANË E DO TË JENË ADN-JA E SAJ. VOTA E ANËTARËSISË SË PARTISË DEMOKRAITKE ME OBLIGON MUA, FORUMET, TË ZGJEDHURIT DHE GJITHË ANËTARËT E PD-SË TË QËNDROJMË NË KËTË ORJENTIM, TA MBROJMË ATË. PO LËSHUAM KËTË BUSULL NUK JEMI MË PARTIA DEMOKRATIKE“, THA BASHA.

Kreu i PD thotë se ka shprehur keqardhjen për shpalljen non grata të Sali Berishës, por shton se për fat të keq ai kërkon ta lidh vendimin e DASH ndaj tij me fatin e Partisë Demokratike.

“KAM SHPREHUR DISA HERË DHE SHPREH PËRSËRI KEQARDHJEN TIME PËR SHPALLJEN NON GRATA TË SALI BERISHËS. KAM MBËSHTETUR E MBËSHTES PËRPJEKJET E TIJ PËR TRANSPARENCË E DREJTËSI. PËR FAT TE KEQ AI PO KËRKON TA LIDHË SHPALLJEN E TIJ NON GRATA ME FATIN E PARTISË DEMOKRATIKE. NË NJË ANË AI PO THOTË NUK DO TË VOTOJMË VENDIMIN E QEVERISE AMERIKANE PËR SHPALLJEN E TIJ NON GRATTA. NGA ANA TJETËR PO KËRKON TË VOTOJË VENDIMIN E LULZIM BASHËS QË ËSHTË MARRË NË RESPEKT TË VENDIMIT TË SHBA. A NUK NUK ËSHTË E NJËJTA GJË NË ASPEKTIN E PASOJAVE POLITIKE PËR PD? PËRTEJ TYMNAJAVE, PLANI I TIJ, NËSE DO TË FLITEJ PËR NJË PLAN, ËSHTË SHNDËRRIMI I PARTISË DEMOKRATIKE NË NJË BUNKER ANTIAMERIKAN PËR INTERESIN E TIJ. KJO ËSHTË PA ASNJË PËRPEKTIVË QOFTË PËR PD, QOFTË PËR VETË BERISHËN. DHE ASKUSH ME NJË FIJE PËRGJEGJËSIE NDAJ SAKRIFICËS SË DEMOKRATËVE, DUKE NISUR NGA UNË I PARI NUK MUND DHE NUK DO TA PRANOJMË KËTË“, KA THËNË BASHA.

Radari.al