Ermal Mamaqi ka qenë gjithmonë i rrethuar mes femrave të bukura. Kjo për shkak të punës së tij, duke nisur nga emisionet televizive e deri te filmat që ai vetë ka prodhuar. 

E të gjithë kanë qenë kuriozë që të dinë se a është xheloze bashkëshortja e tij, Amarda Toska?

Këtë e ka zbuluar vetë moderatorja e njohur, e cila u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj të shumtë.

“I shton lezetin lidhjes”/ Ami zbulon nëse është

“A je ndopak xheloze për Ermalin?”, e pyet një ndjekëse, së cilës Ami ka zgjedhur t’i përgjigjet me sinqeritet të plotë.

“Duhet gjithmonë se i shton lezetin lidhjes. Duhet ta praktikoni të gjithë me pak fjalë, sepse e bën partnerin të ndihet i rëndësishëm për ty”, ka shkruar moderatorja.

“I shton lezetin lidhjes”/ Ami zbulon nëse është

Ndërkohë kujtojmë se edhe vetë Ermali e ka konfirmuar këtë në një intervistë të tijën para pak kohësh. Mamaqi tha se Ami është xheloze, mirëpo siç ai tregoi me humor, “i paraprin” së keqes, duke i thënë se i ka inat disa prej vajzave, me të cilat ai ka punuar.

“I shton lezetin lidhjes”/ Ami zbulon nëse është
Radari.al