Dymbëdhjetë vjet më parë, u shpall qyteti më i shëmtuar në botë, por falë atij publiciteti negativ, turistët u çmendën pas tij. Është qyteti belg i Charleroi i cili ndodhet në provincën Hainaut dhe është një nga qytetet më të populluara në vend.

Pasi mediat raportuan një herë se një gazetë holandeze e shpalli atë qytetin më të shëmtuar në botë, ky qytet i Wallonit shfrytëzoi rastin për të kthyer publicitetin negativ në favor të tij dhe për të modernizuar ofertën e tij turistike.

Charleroi është i njohur për punimet e hekurit dhe minierat e qymyrit, dhe pamjet e tij, të mbushura me ndërtesa të vjetra, industriale, tregojnë histori qytetit në të cilën shumë fabrika i mbyllën dyert e tyre qysh në vitet 1950. Megjithatë Charleroi ka filluar një lloj transformimi në dekadën e fundit, pasi mori titullin famëkeq. 

Gjegjësisht, pasi gjithnjë e më shumë theksi i kushtohet turizmit në këtë qytet industrial, vitin e kaluar qyteti publikoi një udhëzues të ri zyrtar turistik në frëngjisht, holandisht dhe anglisht.

“Ne e vëmë theksin në shëtitjet nëpër qytet sepse besojmë se turistët tanë janë të interesuar, veçanërisht gjatë pandemisë,” – tha Thomas Parmentier, i cili shkruan profesionalisht mbi temat e turizmit.

Ndërsa Valérie Demanet, drejtoreshë e Bordit Turistik, shtoi: “Ne në Charleroi kemi gjithçka që na nevojitet për të qenë një destinacion turistik: restorante, klube nate, bare, akomodim, qendra tregtare. Sidoqoftë, në udhëzues u përqëndruam në përvojat që mund të përjetohen në qytetin tonë: arti në rrugë, muzetë, trashëgimia kulturore, shëtitjet, ngjarjet, aktivitetet sportive.

Ndërsa komuniteti turistik po përpiqet në mënyrë konvencionale të ringjallë turizmin e qytetit, një qytetar ka zgjedhur një qasje novatore për të reklamuar qytetin e tij, shkruan Telerama dhe Ouest-France. Nicolas Buissart, një i ri nga Charleroi, ka organizuar turne të pazakonta turistike në qytet gjatë të cilave ai zbulon shëmtinë e pretenduar të qytetit, dhe perspektiva e tij është aq e zezë sa “toka e zezë”, siç e quajnë rajoni ku qyteti ndodhet për shkak të qymyrit dhe minierat. Sidoqoftë, vendasi gjen një lloj poezie në zonën e tij dhe në mbetjet e trashëgimisë së tij industriale. Qasja e tij paradoksale shkaktoi polemika, por nuk ishte e pasuksesshme.

“Nëse nuk mund të themi se është qyteti më i bukur në botë, të paktën mund të themi se është më i shëmtuari. Është një dredhi marketingu. Përveç kësaj, me cilat kritere është ai më i shëmtuari? Qendra është plot me vende të bukura,” përfundon Nicolas.

Radari.al