Me një ritëm të shpejt po publikohen rezultatet për kryetarët e komunave të Kosovës, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të KQZ-së me numërimin e mbi 60 për qind të votave në komunën e Ferizajt, Pejës e Mitrovicës së jugut, kandidatët që po prijnë pritet të fitojnë pa balotazh.

Në Mitrovicën e jugut, kandidati i PDK-së, Bedri Hamza po prin me 54.65 për qind të votave, duke lënë prapa Agim Bahtirin e LVV-së, me 33.79 për qind të votave.

Në Pejë, me 60.49 për qind prinë Gazemnd Muhaxheri i LDK-së, ndërkaq i dyti është 22.55 për qind.

Ndërkaq, edhe kandidati i PDK-së në Ferizaj, Agim Bahtiri po prin në këtë qytet me 63.08 për qind, ndërsa i dyti është Valon Ramadani i LVV-së me 25.18 për qind.

Radari.al