Sot në Tiranë, do të zhvillohet “Maratona 2021’.  Ky organizim do të sjellë edhe ndalimin e qarkullimit në disa prej akseve rrugore në kryeqytet.

Ndalimi i qarkullimit ka filluar që në orën 7 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 17.00.

Më poshtë po sjellim akset rrugore, ku qarkullimi me automjet apo edhe parkimi do të jetë I ndaluar.

Akset rrugore ku ndalohet qarkullimi

Ndalohet qarkullimi në datën 17 tetor 2021 nga ora 07:00 deri në orën 17:00 në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në gjithë blv “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, blv “Dëshmorët e Kombit”, blv “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit”, rruga “George ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, blv “Zog I”, blv “i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “e Durrësit”, rruga “e Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, blv “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e “Gjykatës Tiranë” deri te ura “Taiëan”, blv “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e “Gjykatës së Rrethit Tiranë” deri te “ura Taiëan”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

  • Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese si më poshtë:
  1. Në “Unazën e Mesme” përveç segmentit ura e “Gjykatës së Rrethit Tiranë” deri tek Rruga e “Elbasani”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga“ e Dibrës”, rruga “e Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga “ e Kavajës” nga “ura teknologjike” deri te “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshi “ëillson” deri te rruga “Vaso Pasha”.
    b. Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe blv “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.
    c. Në kryqëzimin e rrugës “e Barrikadave” me rrugën “e Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në blv “Zogu I”.
    d. Në kryqëzimin e blv “Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.
    e. Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “e Durrësit”.
    f. Në kryqëzimin e “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.
    g. Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.
    h. Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e blv “Bajram Curri”.
    i. Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
    j. Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
    k. Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
    2.1 Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
    a. Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra
    e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në blv “Bajram Curri” (pranë urës së policisë) detyruese djathtas për në rrugën “Sami Frashëri”. Pjesa tjetër e linjës devijon nga blv “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te rruga “Dervish Hatixhe” dhe rruga “e Barrikadave” në kthim.
    b. Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “ëillson”.
    c. Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te “21 Djetori” dhe tek Sheshi Karl Topia.
    d. Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon tek Sheshi Karl Topia.
    e. Nr. 5 /A “Ish-Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon te Ura e rrugës së Elbasanit.
    f. Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër”devijon nga sheshi “Karl Topia”.
    g. Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barrikadave” në kthim.
    h. Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga “e Elbasanit” rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”.
    i. Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barrikadave” në kthim.
    j. Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish-Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.
    k. Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “ e Barrikadave” në kthim, kurse pjesa tjetër te “21 Dhjetori”.
    l. 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barrikadave” në kthim, kurse pjesa tjetër te “21 Dhjetori”.
    m. Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “ëillson” dhe pjesa tjetër nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe “e Barrikadave” në kthim.
    n. Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.
    o. Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (21 Dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (prapa TOB).
    3. Ndalohet qarkullimi i mjeteve ATP, Teknologjike dhe Transport pasagjerësh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 17 tetor 2021 nga ora 07:00 – 17:00.
Radari.al