2 të rinj nga Turqia janë arrestuar në aeroportin e Rinasit, për shkak se akuzohen për falsifikim dokumentesh.

Të arrestuarit janë O. C, 27 vjeç dhe M. D, 28 vjeç, gjatë verifikimeve, të dyja pasaportat e të e tyre kanë rezultuar të falsifikuar. Ata ishin nisur për në Genevë të Zvicrës.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve. Tentuan të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara, vihen në pranga 2 shtetas turk.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë kaluar për verifikim të pashaportave të shtetasve turk O. C, dhe M. D, të cilët do të udhëtonin me itinerar Rinas-Genevë.

Gjatë verifikimeve, të dyja pashaportat e shtetasve të lartpërmendura kanë rezultuar të falsifikuar.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. C, 27 vjeç dhe M. D, 28 vjeç, për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Radari.al