Donald Veshaj, ish i dashuri i Bora Zemanit, dhe Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e moderatores, janë parë shumë të afërt gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme shqiptare.

Për këtë tani ka reaguar edhe vetë Bora Zemani, e cila ka thënë se Semi dhe Donaldi janë njohur prej saj.

Moderatorja ka shkruar se asgjë se miqësi mes tyre nuk ka dhe se asnjëri nga ta nuk do provonte diçka më shumë.

Zemani gjithashtu ka thënë se me Donaldin është ndarë prej kohësh por që gëzojnë respekt të madh për njëri-tjetrin.

Ndryshe, Bora dhe Donaldi kanë qenë në lidhje dashurie për tri vite.

Me duhet t’i pergjigjem absurditetit qe po ndodh! Sado te perpiqem te jem indiferente sic bej gjithmone, e kam te pamundur kur shoh qe permendet emri im cdo dite, me lajme, thashetheme e te folura pa takt. Kam punuar me perulesi qe 16 vjec dhe pa dashur kurre te fitoj ne publik vemendje te pamerituar. Asnjehere nuk kam besuar qe gjerat fitohen qyl, duke ndenjur e duke u marr me llafe. Ne fakt kam dashur ta meritoj vemendjen vetem permes punes sime dhe kurre prej jetes personale.

Ndoshta me keni pare shpesh ne median roze por jo prej deshires sime, jua siguroj. Kjo duket edhe nga fakti qe duroj shume duke mos reaguar sado budallalleqe thuhen dhe shtohen e shtohen perdite.

Une shoh gjithmone punen dhe jeten time… pa permendur e pa perfshire askend tjeter… aq me teper duke perdorur apo keqperdorur dike tjeter. Nuk jam rritur ne kurriz te askujt e per kete jam krenare! Kjo eksperence nuk me takon mua por Semit dhe Donaldit dhe ata jane te lire te sillen e ta shfrytezojne si te duan. Di te them qe ata kane patur nje marredhenie shume te mire edhe jashte, prej meje! Nuk dyshoj ne asnje moment qe Semi mund te kete pelqim me shume se shoqeror per Donaldin. Nga ana tjeter, edhe pse prej kohesh nuk jemi bashke une dhe Donaldi gezojme respekt per njeri tjetrin dhe nuk do krijonim asnjehere situata te tilla. E shoh thjeshte mbeshtetje dhe krah per njeri tjetrin! Kaq! E kuptoj qe duhet te komentoni, por mos ekzagjeroni e mbi te gjitha mos shpifni!!!”, ka shkruar ajo në InstaStory.

Radari.al