Një person u gjet i vrarë në Peqin këtë të diel. Më lart keni pamjet nga vendi ku u gjet i vdekur personi në fjalë, pranë lumit Shkumbin në lagjen Çezmë.

Raportohet se viktima është një burrë rreth 45-vjeç, ende i pa identifikuar.

Ndërkohë policia ka ngritur grupe kontrolli në të gjithë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Radari.al