Aventura e “Big Brother Vip” përjetohet një herë në jetë për banorët por eksperienca nuk është aq e lehtë sa ç’mund të duket nga ekrani.

Izolimi sjell si rezultat shkëputjen e tyre nga jeta e përditshme, dhe si e tillë malli për familjarë, miq, të afërm sa vjen edhe shtohet.

Mëngjesin e sotëm, Semi është përlotur teksa qëndronte në oborr në shoqërinë e Donaldit.
Ky i fundit i kërkoi asaj disa herë të qetësohej dhe t’i tregonte shkakun, por Semi vendosi të mos japë asnjë shpjegim për gjithçka ndodhi.

Pas pak minutash, nën mbështetjen e Donaldit, gjendja emocionale e Semit duket se u stabilizua dhe iu rikthye normalitetit.

Radari.al