Policia e Kosovës njoftoi se të shtunën në orët e vona të mbrëmjes janë arrestuar katër persona me dyshimin se kanë blerë vota.

Ngjarja ka ndodhur në Kllokot dhe katër persona me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., akuzohen se kanë cenuar votuesit me zgjedhjen e tyre dhe se kanë dhënë rryshfet në këmbim të votës.

Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në paraburgim për 48 orë.about:blank

Ndërkohë në Komunën e Suharekës një person është arrestuar me akuzën se ka penguar procesin e votimit.

I dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë pasi ka thyer një nga dritat e ambientit të votimit, sipas policisë.

Policia njoftoi gjithashtu se pasditen e së dielës një vëzhgues dhe një komisioner në qendrat e votimit në Kosovë janë arrestuar me dyshimin për shitblerje vote. Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Malishevës.

Radari.al