Prej muajsh Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, përflitet për një lidhje dashurie me moderatoren Bora Zemani. Shkak janë bërë disa deklarata të papritura të djalit nga Kosova që kanë ngritur dyshimet se mes tyre ka më shumë se thjesht miqësi.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, Xharavina zgjodhi të reagonte për herë të parë për t’i vënë pikat mbi “i” këtij muhabeti. Ish-konkurrenti publikoi në Instastory një status, në të cilin ndër të tjera shkroi:

“Po reagoj dhe unë për herë të parë jo po Atdheu po i shijon thashethemet jo po Atdheu po i nxit me qëllim gjynah disa nga ju quajt portale më mirë. “Jam single dhe i lumtur. Nuk jam as me Shqipen, as me Sarën dhe as me gocën tjetër (Bora Zemani), se na keni lodh, na hapët barkun”.

Në një lidhje me Bora Zemanin? Reagon për herë të

Atdheu nxiti thashethemet fillimisht duke deklaruar se vajza që i ka pëlqyer më shumë nënës së tij nga programi në fakt nuk është një ish-konkurrente, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për Borën. Ai gjithashtu është shprehur se për moderatoren mund të bëjë “edhe dhjetë vite burg”.

“Është shumë simpatike, s’mund të gënjejmë. Kam respekt për Borën, është gocë shumë e mirë, por e shoh vetëm si shoqe. Nëse do kishte qenë konkurrente në ‘Përputhen’ atëherë është ndryshe muhabeti.

Do kisha dalë me të, pse jo? Do kisha tentuar t’i fitoja zemrën. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk besoj se mund të këtë. Po të ishte konkurrente do dilja se ashtu është formati”, është një tjetër deklaratë e tij.

Muajin e kaluar edhe Bora Zemani reagoi me anë të një statusi në Instastory për të sqaruar një herë e mirë raportin që ka me Xharavinën.
“Meqë më kanë pyetur qoftë në Insta, qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video… Videoja e ‘kapjes mat’ është hedhur para nja dy muajsh në ‘YouTube’ dhe prapë është komentuar keq, por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del.
Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme, po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër, ku kemi ndaluar i gjithë stafi për një drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat, shkroi ajo”.

Radari.al