Një person ka rënë në prangat e policisë së Krujës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia njofton se u arrestua në flagrancë shtetasi Beram Kulla, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Alfred Kulla, 29 vjeç, (baba e bir), banues në Bret, Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallet në kërkim një tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e mara në rrugë operative se 2 shtetas posedonin lëndë narkotike në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tyre në fshatin Bret, Krujë.

Radari.al