Elhaidi la mbrëmjen e kaluar shtëpinë e Big Brother Albania.

Emrat e VIP-ave në nominim ishin: Beniada Nishani, Sheila Haxhiraj, Sabiani, Elhaid Cufi dhe Ardit Çuni. Ky i fundit pati një përplasje me banorët gjatë spektaklit të së martës për ndërhyrjet e tij të shpeshta në biseda.

Teksa banorët ishin ulur duke biseduar, njëri prej tyre, Donaldi, i pyeti se cili mendonin ata që do të largohej nga “Big Brother VIP”.

Reagimet e tyre ishin paksa të çuditshme në fillim dhe hezituan të thonin një emër deri në momentin kur Elhaidi tha se mendonte që Arditi do të ishte ai i cili do të largohej nga shtëpia. Këtij mendimi iu bashkua dhe vetë Donaldi, por nga ana tjetër, Sheila refuzonte të jepte një emër, po ashtu dhe Sabiani. Veshaj i ushtronte “presion” për të thënë një emër e për të qenë të sinqertë, por ata nuk ranë pre e kësaj duke vijuar të mos jepnin një emër.

Madje Sabiani u përgjigj duke thënë “Kush ta ketë të shkruar”.

Gjatë qëndrimit në shtëpi ai gjithashtu pati disa momente rrëfimi:

“PO KAM TRADHËTUAR NJË HERË, TË FLASIM SINQERISHT. FAKTIKISHT ISHIM NË FUND TË LIDHJES EDHE JO SE ISHTE KONSUMUAR SI LIDHJE PO DËSHIRONIM T’I JEPNIM NJË DREJTIM PASI ISHTE DUKE U BËRË TOKSIKE. KISHIM 2 VITE LIDHJE DHE ERDHI NJË MOMENT QË NUK SHIHNIM TË ARDHME BASHKË. SHIHJA QË NUK ISHTE NË RREGULL AS NGA PALA TJETËR, KISHA DYSHIMET E MIA DHE PO MË VRISNIN.”, RRËFEU ELHAIDI NË NJË BISEDË ME MONIKËN.

Radari.al