Disa prej nesh i kanë përcaktuar datat e pushimeve ama nuk I kanë mbyllur punët me problemet e peshës. Shpresojnë ende në mrekullitë e ‘minutave’ të fundit…Një nga rastet është edhe dieta e mëposhtme. Sigurisht që nuk është mrekulli, sepse të tilla nuk ka, binduni për këtë, por mund të shërbejë në raste emergjence për të hequr, të paktën, fryrjen e tepërt.

Humbja e peshës në pak ditë, me banana dhe ujë, u përdor së pari nga japonesi Hitoshi Ëatanabe. Ishte ai vetë që rrëfeu më pas përvojën e tij duke treguar se si arriti të humbasë jo pak por 18 kg me anë të kësaj metode.
Ngrënia e bananes duke e shoqëruar me ujë të ngrohtë, arrin të përshpejtojë metabolizmin duke e bërë tretjen më të thjeshtë. Në mëngjes, duhet të hani 2 banane dhe një gotë ujë të ngrotë. Gjatë ditës, vijoni me 2 lt të tjerë ujë dhe ushqime të kontrolluara por pa e frenuar veten deri në ekstrem.

Radari.al