Paloma ka rrëfyer brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ se është dhunuar vite më parë nga bashkëshorti. Ajo zbuloi se bashkëshorti e ka përplasur në tokë, madje e ka kërcënuar dhe me thikë. Paloma tha se ka duruar 8 vite me radhë, mirëpo në vitet e fundit, situata u rëndua.

‘Më kapte kështu për të më përplasur në tokë. Më përplaste në tokë. Dhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të më plaste koka në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina me thikën në dorë dhe unë që i thoja: “Të lutem hiqe thikën”. Më mori nga dera përjashta për të më hedhur në tokë. Aty pastaj mora policinë. U bëmë gazi i botës, po nuk kisha çfarë të bëja. Durova 8 vjet, vitet e fundit e fundit u rëndua gjendja. E humbi logjikën”, tha ajo.

Radari.al