Është mbyllur “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Korçës.

Takimi me demokratët e Korçës, është mbyllur duke kënduar në kor këngën “Dua më shumë Shqipërinë”.

Berisha zgjodhi Korçën për të zhvilluar “Foltoren” e radhës më demokratët, por ndërkohë sot ka festuar edhe 77-vjetorin e lindjes.

Demokratët e Korçës, i kanë rezervuar pritje madhështore sot Berishës, të cilin e shohin si shpresë për bashkimin e së djathtës dhe si shpresë për Opozitë përballë Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu Berisha u surprizua nga demokratët edhe me rastin e ditëlindjes, ku iu dhuruan lule si dhe iu ka fryrë qirinjve të tortës.

Kujtojmë këtu se Berisha prej disa kohësh ka filluar takimet me demokratët në terren, në kuadër të “Foltores”, e cila ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe kthimin e saj në një parti fituese.

Ndërsa deri tani, Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, në Fier, në Vlorë, në Shkodër, në Durrës, në Gjirokastër dhe në Kukës, ndërsa sot ishte në Korçë.

Radari.al