Ditën e sotme Partia Socialiste pritet që të mbajë mbledhjen e rradhës. I përpikët në orar si çdo herë ka qenë kryeministri Edi Rama i cili është parë të mbërrijë i pari në selinë e PS-së.

Pas kryeministrit në ambientet e selisë mbërriti dhe Lindita Nikolla dhe Damian Gjiknuri.

Kryesia pritet të diskutojë reformimin e Partisë Socialiste, ashtu si dhe ka paralajmëruar Kryeministri Edi Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit, në mënyrë që të jenë të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe më pas të përgjithshme.

Radari.al