Kryeministri Edi Rama deklaroi pas mbledhjes së sotme të Kryesisë në selinë rozë se nuk do të ketë asnjë “pazar” apo negociatë me PD-në për të shkëmbyer votat për reformën në drejtësi për atë territoriale.

Reforma në drejtësi është për tu kryer dhe jo negociuar. Në këtë pikë është shumë e qartë se kthim mbrapa nuk ka dhe kush i bie ndesh reformës në drejtësi i bie ndesh interesa të vendit dhe aleancave strategjike. 

Kjo është një domosdoshmëri që vjen si rezultat i një procesi që ka treguar se sa i vyer është për pastrimin e llumit të sistemit të drejtësisë dhe ky proces s’mund të ndërpritet. Reforma në drejtësi është një reformë e bazuar te një partneritet i ngushtë dhe i padiskutueshëm me aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe BE.

Këto nuk janë të lidhura, reforma në drejtësi nuk është kërkesë partiake por historike kombëtare. Ndërsa të tjerat janë cështje që patjetër mund të diskutohen, ne jemi gati të diskutojmë cdo gjë me PD-në por njëra me tjetrën nuk kanë lidhje fare” tha Rama.

Radari.al