Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka kërkuar në seancën e sotme shtyrjen me një javë, të votimit të kërkesës së PD-së për ngritjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët.

Balla u shpreh se ky propozim i shumicës parlamentare vjen pasi duhet që fillimisht të saktësohet objekt i hetimit.

“Lidhur me procedurat e ndjekura për impiantet e trajtimit të mbetjeve, dua të informoj se kemi komunikuar me PD për të detajuar objektin e punës hetimore në Komision. Do të doja që votimi të shtyhet në seancën pasardhëse me besimin se deri në seancën pasardhëse do ta kemi detajuar plotësisht objektin e hetimit”, tha Balla.

Kërkesa e tij u mirëprit nga Partia Demokratike, megjëthëse Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi tha se ka patur një përpjekje nga PS për ta penguar ngritjen e këtij komisioni hetimor.

“Sot jemi informuar për një kërkesë të grupit të PS , dhe në biem dakord që votimi i këtij Komisioni të shtyhet për javën tjetër”, u shpreh ai.

E gjitha duket se është përpjekje për të shfokusuar vëmendjen nga ajo që po ndodh në Partinë Demokratike, pasi palet kanë rënë dakord për të mos hetuar asgjë nga ato që propagandohen në media. 
Burimi: CNA.al

Radari.al