Miratohet në Kuvend ngritja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni që do të drejtohet nga opozita u votua me 120 vota pro.

Ndërsa ai për Bechetti-n i kërkuar gjithashtu nga opozita u rrëzua, pasi u votua me 77 vota kundër dhe 43 pro, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim.

Po ashtu Kuvendi ka rrëzuar dekretin i Presidentit të Republikës nr. 13.179, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 25, datë 22.06.2021 i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

Ky dekret mori 43 vota pro dhe 76 kundër.

Radari.al