Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Sokol Topçiun i arrestuar si pjesë e skemës së kontrabandës së ilaçeve gjatë operacionit “Përfitimi”. Topçiu do të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak, ndërsa pak ditë më parë u liruan edhe 6 persona të tjerë të arrestuar në të njëjtin operacion.

Topçiu 57 vjeç, administrator i rrjetit “Farmanet”, u arrestur 3 ditë më parë duke u bërë i 7 i përfshirë në këtë skemë. 57 vjeçari në bashkëpunim me 6 tjerët të liruar ditë më parë, kryenin kontrabandë të ilaçeve anti-COVID dhe i shisnin ndaj personave të prekur nga koronavirus.

Ilaçe dhe Sokol Topçiu

Bashkë me Topçiun ng qelia ështe lituar Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie; Margarita Xhaxhiu 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; Jani Papuli 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu; Florian Lila 40 vjeç, administrator i një farmacie; Bashkim Osmani 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Gjatë hetimeve 10 mujore për operacionin “Përfitimi”  oficerët e policisë kanë kryer blerje të stimuluara në këto biznese, duke dokumentuar edhe aktivitetin e kundraligjshëm të shitjeve dhe tregtimit të ilaçeve kontrabandë.

Radari.al