GjKKO ka rrëzuar kërkesën e ish kryeprokurorit Adriatk Llalla, i cili kërkonte pezullimin e ekzekutimi të dënimit.

Ish-kryeprokurori shqiptar u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata, me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode.

Llalla nga arratia nëpërmjet avokatit kërkoi pezullim ekzekutimi të vendimit që e dënon me dy vite burg, duke kërkuar që mos të qëndrojë në burg për shkak të problemeve shëndetësore që ka.

Por GJKKO ka vendosur ta rrëzojë këtë kërkesë, kështu Llalla do të arrestohet dhe do të vihet pas hekurave.

Kujtojmë që Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode. Ai është arratisur nga Shqipëria dhe për këtë SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Radari.al