“Big Brother” ka vendosur të dënojë katër banorë të cilët gjatë javës së shkuar kanë thyer rregulla të rëndësishme të shtëpisë.

Paloma, Iliri, Fifi dhe Arditi do të ”vuajnë dënimin” e tyre në një pjesë të shtëpisë, përtej luksit dhe pa asnjë komunikim me banorët e tjerë.

Teksa po përshtaten me kushtet e reja, Arditi ka komentuar në Dhomën e Rrëfimit edhe njërin prej produksioneve të “Top Channel”.

Ai ka deklaruar se emisioni televiziv “Për’puthen” krijohet mbi bazën e një skenari dhe jo siç mendojnë shumica prej publikut.

Unë e njoh Tean dhe e dija që në fillim që ajo ishte në një lidhje me Beartin, gjithçka aty është me skenar“, -tha Arditi.

Radari.al