Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi i arrestuar për abuzimin me tenderin për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” ka paditur RTSH duke e quajtur shkarkimit e tij nga detyra të padrejtë.

Padia është bërë përmes avokatit të tij Dorjan Matlia për shkak se RTSH nuk ka hapur garën për drejtues pasi e ka shkarkuar Gëllçin nga detyra.

“Pasi u shkarkua do të garonte përsëri, sepse ka pasur një platforme fituese. Ai mendon se është larguar padrejtëësisht. Deri në këto memente gjykata duhet të vendosë ti japë 5 paga Gëllçit që në kohen kur është shkarkuar nga detyra.

Përveç demit ekonomik ka edhe dem moral. Deri më tani Gëllci kërkon dëmshperblim 1 milion lekë të reja”,tha avokati i ish-drejtorit të RTSH.

Gëllçi dhe ish-vartësit e tij kanë dalë sot para Gjykatës së Posaçme për vlerësimin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për abuzimin me tendera. Ishte tenderi me vlerë mbi 86 milionë Lekë për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçin.

Radari.al