Iris Elezi është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Shkak për shkarkimin e saj është punësimi i bashkëshortit të saj, Thomas Logoreci në të njëjtin institucion.

Sipas urdhrit për lirimin e menjëhershëm të firmosur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, gjatë ushtrimit të detyrës, Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Elezi mban postin e kreut të AQSHF që prej vitit 2017.

Radari.al