Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar vendimi për normat e trajtimit me ushqim të ushtarakëve tanë, duke percaktuar normat shtesë për secilë forcë të FA.

Vendimi

MIRATIMIN E NORMAVE TË TRAJTIMIT ME USHQIM TË EFEKTIVËVE USHTARAKË TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “g”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura, studentët/kadetët e Forcave të Armatosura dhe kandidatët për ushtarë/detarë të trajtohen me racionin bazë të ushqimit, і cili përmban 4 300 kalori, dhe me strukturë ushqimore, sipas lidhjeve nr.1 dhe nr.3, që і bashkëlidhen këtij vendimi.
  2. Personeli ushtarak i strukturave të Forcave të Armatosura, gjatë angazhimeve në operacione e stërvitje të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, përveç racionit bazë të ushqimit, të trajtohet me racion shtesë 500 kalori, sipas lidhjes nr.2, që і bashkëlidhet këtij vendimi.
  3. Personeli ushtarak i Forcave të Armatosura, gjatë angazhimeve në operacione, stërvitje të ndryshme të organizuara brenda e jashtë vendit dhe detyra të ndryshme në terren jashtë venddislokimit të përhershëm, si: angazhimeve gjatë pandemive, ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, pjesëmarrje në emergjenca civile etj., të trajtohet me 2.5 litra ujë të pijshëm të paketuar për person në ditë.
  4. Ministri і Mbrojtjes përcakton dhe miraton:
  5. a) strukturat e Forcave të Armatosura që do të trajtohen me shtesë racioni ushqimor, me 500 kalori për ditë;
  6. b) strukturën e racionit bazë të ushqimit ditor (proteina, yndyra, karbohidrate), në përputhje me kaloritë dhe vlerën financiare;
  7. c) normën e zëvendësimit të artikujve ushqimorë, në përputhje me kaloritë dhe strukturën ushqimore;

ç) trajtimin me ushqim të gatuar, pa pagesë, për ushtarakët aktivë, në rast të qëndrimit në repart mbi 8 (tetë) orë, për arsye gatishmërie, shërbimi 24-orësh apo trajnime dhe stërvitje në terren, në operacione të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Në këto raste ushtarakët nuk përfitojnë kompensim të ushqimit në vlerë në lekë;

  1. d) njësitë dhe repartet që plotësojnë infrastrukturën e nevojshme për shërbimin e ushqimit me kontraktorë;
  2. dh) normat e materialeve dhe të pajisjeve për gatim, ruajtje dhe shpërndarje të shërbimit të ushqimit në Forcat e Armatosura.
  3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
  4. Vendimi nr.88, datë 28.1.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e normave të trajtimit me ushqim të efektivave ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.
  5. Ngarkohet ministri і Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Radari.al