I pyetur nëse do të ketë rritje për pagat e trupës së Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha këtë të mërkurë se qeveria ka një projekt i cili do të krijojë mundësi për policinë, që të marrë të ardhura me shërbimet që bën, në mënyrë që të shpërblejë vetë trupën e saj.

“Ne gjithmonë e kemi pasur në vëmendje për gjithmonë trajtimin sa më të mirë të punonjësve të shtetit nga pikëpamja financiare. Policia ka qenë sektori që ka përfituar më së shumti rritjes së pagave. Kjo nuk do të thotë që nuk do ta rishohim prapë. Padiskutim jemi duke menduar edhe këtë gjë. Por ne kemi një projekt i cili do të krijojë mundësi për policinë të marrë të ardhura me shërbimet që bën në mënyrë që të shpërblejë vetë trupën e saj. Po shohim këto mekanizma pa cenuar buxhetin e shtetit. Janë mekanizma që po i diskutojmë”. Ka qenë në vëmendjen tonë dhe mbetet në vëmendjen tonë kjo gjë.

Sa i përket analizës 100 ditore të punës së policisë, Çuçi tha se drejtori i sapo emëruar Gledis Nano e ka nisur punën pikërisht me këtë analizë.

“Drejtori i ri e ka filluar punën edhe me këtë analizë. Ai do të jetë në tërë Shqipërinë në qarqe të ndryshme dhe pa diskutim që ky raport do të shërbejë edhe si një dokument për vlerësimin e gjithsekujt në mënyrë që të vazhdojmë. Është një punë e vazhdueshme në mënyrë që të kemi një trupë sa më profesionale dhe me integritet sa më të lartë. Drejtori i ri i policisë punën e ka filluar duke bërë analizën në çdo qark. Padyshim që edhe ministri do të ketë një raport në lidhje me këtë gjë”.

Radari.al