LFP ka njoftuar këtë pasdite se sezoni 2022/23 do të shohë që katër skuadrat e fundit të Ligue 1 të zbresin në divizionin e dytë në fund të sezonit, pasi liga do të përbëhet nga 18 skuadra në sezonin e ardhshëm.

Si rezultat, vetëm dy ekipe do të promovohen nga Ligue 2 në fund të sezonit të ardhshëm. RMC Sport raporton se gjatë një asambleje të përgjithshme të klubeve në korrik, vetëm Metz kishte votuar kundër projektit për zvogëlimin e numrit të ekipeve në nivelet më të larta.

LFP – organi drejtues i dy ligave kryesore të Francës – ka shpjeguar se reforma është pjesë e një rishikimi më të gjerë të dy ligave përpara ciklit tjetër të të drejtave të transmetimit, nga 2024.

Radari.al