Ballkoni Panoramik i cili ndodhet në Grykën e Rugovës është hapur sot dhe është gati për vizitorë.

Gryka e Rugovës me bukuritë e saj gjithmonë tërheqë vëmendjen e  vizitorëve vendas dhe te huaj.

Por mrekullitë natyrore të këtyre vendeve nuk do të shijoheshin pa provuar ecjen në Via Ferrata, Urën Tibetiane dhe Zip Line.

Por nga sot këtyre atraksioneve në këto vende iu është shtuar edhe Ballkoni Panoramik, i ndërtuar krejtësisht nga xhami.

Sipër këtij ballkoni shihet krejtësisht rrjedhja e ujit.

Ndërtimi i këtij atraksioni turistik është mundësuar nga CDF gjermane.

Drejtoresha e kësaj organizate për Kosovën, Nermin Mahmuti thotë se ky investim ishte në kuadër të atraksioneve tjera të Rugovës.

“Ky projekt i vogël  është në kuadër të projektit të madh “Via Dinarica”. KY projekt i implementuar nga Bashkimi Evropian dhe ndihmuar nga Komuna e Pejës. Ky atraksion do t’i sjellë Pejës më shumë turizëm”, deklaroi Mahmuti.

Radari.al