Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kanë përfunduar 100% të punimeve në Lotin 5 të Rrugës Kardhiq-Delvinë.

“Kanë përfunduar 100% të punimeve në Lotin 5 të Rrugës Kardhiq-Delvinë me gjithë veprat e artit (tombino rrethore, tombino box, mure mbajtëse e pritëse, një urë, një nënkalim)

3.385 km gjatësia

2 korsi me gjerësi nga 3.5m të asfaltuara

2 bankina me gjerësi 1.0m”, thuhet në një njoftim.

Autoriteti Rrugor njofton se po punohet intensivisht edhe në lotet e tjera të këtij projekti për ta vënë së shpejti në funksion të të gjithë përdoruesve duke rritur turizmin e zonës përreth.

Radari.al