Arbana Osmani ka shkëlqyer gjatë spektakleve live të “Big Brother VIP Albania”.

Natën e parë ajo u shfaq me një fustan të ngushtë të kuq me lule, natën e dytë veshi një fustan të zi elegant, ndërsa mbrëmjen e djeshme kishte zgjedhur një fustan lejla shumë chic.

Një vëmendje të veçantë moderatorja u kushtoi sandaleve duke i publikuar edhe në Instastory. Ajo kishte zgjedhur një palë sandale të “Alexandre Vauthier” dhe sigurisht ndjekësit e mediat kanë nxituar të zbulojnë çmimin e tyre.

Me një kërkim të thjeshtë në internet, vihet re se ato kushtojnë plot $1,064.

Arbana ka zgjedhur versionin rozë të tyre, të cilat kanë edhe kristale në pjesën e sipërme.

Epo kaq të bukura sa janë e justifikojnë çmimin e tyre.

Radari.al